Ballina Sport Morën shëmbull nga Georgina/ Partnerja i qeth flokët futbollistit të njohur, foto...

Morën shëmbull nga Georgina/ Partnerja i qeth flokët futbollistit të njohur, foto e tij po bën xhiron në rrjet

40
SHPËRNDAJE

Gjatë këtyre ditëve në karantinë, djemtë kanë patur një problem në lidhje me flokët. Atyre u janë rritur shumë, e duke qenë se e kanë patur të pamundur që të shkojnë te berberët, kanë gjetur një tjetër zgjidhje.

Ata janë qethur vetë në shtëpi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrojtësi i Çelsit, Antonio Rudiger, i cili ka lënë kokën e tij të qethet nga gruaja.

Megjithatë rezultati nuk ishte aspak i mirë, pasi në një foto të postuar nga një berber që e mori më pas përsipër gjermanin, shihet modeli aspak i bukur që partnerja i ka bërë lojtarit.

Kjo foto ka filluar të bëjë xhiron e internetit ku shakatë dhe talljet ishin të mëdha, teksa stilisti në profilin e tij shkruan: “Çfarë mund të them, ajo ka provuar të bëjë më të mirën”.

----- ----- ----- -----