Ballina Sport Moratti: Mourinho në zemrën time, bëra gabim të madh me Hamsik

Moratti: Mourinho në zemrën time, bëra gabim të madh me Hamsik

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Massimo Morati është presidenti më i suksesshëm në historinë e Interit. Biznesmeni i njohur italian së fundmi ka folur në lidhje me të shkuarën në krye të zikaltërve, ku kujton një nga pengjet më të mëdha dhe trajnerin më të dashur.

“Trajneri që mbaj në zemër është Jose Mourinho, ai ishte më fituesi. Por nuk mund të harroj as Mancinin, i cili nisi ciklin tonë fitues. Kur Hamsik ishte te Interi më pëlqente shumë dhe një ditë telefonova presidentin e tyre, Aurelio De Laurentis.

Ai më tha prerë se nuk donte ta shiste. Gabuam që nuk e morëm që kur luante te Brescia. Lavezzi ishte gjithashtu lojtar i shkëlqyer, por ekzistonte një marrëdhënie e mirë mes klubeve”, u shpreh Moratti. /abcnews.al

The post Moratti: Mourinho në zemrën time, bëra gabim të madh me Hamsik appeared first on Abc News.

---- ----
-----