Ballina Sport Morata shënon dy herë, Juventus e nis me këmbë të mbarë Champions-in

Morata shënon dy herë, Juventus e nis me këmbë të mbarë Champions-in

9
SHPËRNDAJE

Juventus e ka nisur me fitore edicionin e ri të Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo ka fituar në Kiev me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Dinamos, me dy gola të shënuar nga Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll shënoi sapo nisi pjesa e dytë e ndeshjes (46’) golin që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në fund të ndeshjes vulosi gjithçka me golin e tij të dytë (84’).

Juventus ndodhet në grupin G të Champions League, së bashku me Dinamo Kyev, Barcelona dhe Ferencvaros.

-----