Ballina Lajme nacionale Monolog nga Robert Aliaj: Imazhi i burrave të fortë

Monolog nga Robert Aliaj: Imazhi i burrave të fortë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Monolog nga Robert Aliaj

Po t’ju pyes, kush e ka drejtuar Shqipërinë, do të përgjigjeni: Zogu, Enveri, Berisha, Nano, Meta, Rama.

Nuk është e vërtetë.

Ka pasur dhe burra të tjerë. Noli, Ramizi, Aleksandër Meksi e Pandi Majko.

Po këta nuk ju kujtohen. Këta, ishin liderët e “butë”. Ju mbani mend vetëm

burrat e fortë, ata që e kanë drejtuar këtë vend, jo si shtetarë po si bajraktarë.

Tek Gorrillat mashkulli Alfa i nënshtron të gjithë, me femra e me meshkuj ndaj pushtetit të tij. I nënshtron seksualisht, dhe të gjithë i binden.

Por gorrillat, sado që ngjajnë me ne në 99% të ADN-së nuk arritën të bëjnë kurrë shtet. Mbetën kope, tërë jetën.

Filozofia e liderit shqiptar është përmbledhur në 1 fjali të vetme:

“Shqiptarëve duhet t’u bësh nënën, që të të thërrasin babë”.

Nuk është zhargon rruge. Kjo maksimë filozofike, i atribuohet një prej figurave më të rëndësishme politike të demokracisë shqiptare.

Duket sikur liderët shqiptarë kanë kërkuar të projektojnë tek publiku pikërisht këtë imazh: të burrit të fortë, që të detyron t’i thuash “babë”.

Imazhi i të fortit përcillet nga qendra në bazë. Në çdo fshat, qytet, komunë a bashki, partitë po përzgjedhin burrat e fortë. Mund të jenë dhe kriminelë, mund të jenë dhe të kërkuar nga Interpoli, rëndësi ka që publiku t’i perceptojë si të vetmit që të detyrojnë t’u thuash “babë”.

Por, a është kjo Shqipëria?

A jemi ne vërtet të menaxhueshëm si një kope gorrillash, ku mashkulli Alfa e merr pushtetin sepse shqiptarët “dun babën”?

Unë besoj se jemi pjekur aq sa “Babën” e imponuar ta quajmë “derr”,  dhe të zgjedhim liderë  që qeverisin si qytetarë e jo si gangsterë!

The post Monolog nga Robert Aliaj: Imazhi i burrave të fortë appeared first on Abc News.

---- ----
-----