

Ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ky dy persona humbën jetën e dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Janë siguruar pamje të reja nga tragjedia e sotme, ku shihet një qytetar duke i ofruar ndihmë personit të lënduar, derisa një qytetar tjetër i bën thirrje të largohet, duke e paralajmëruar se ka me vete mjet zjarri.
Para se të mbërrinte policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me mjet zjarri.
Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat. Motivet e tragjedisë thuhet se kanë të bëjnë me çështje pronësore.
Një person, që është parë në pamjet amatore duke gjuajtur me mjete zjarri, është prangosur.
Prangosja e tij e ka bërë një polic, i cili ishte jashtë detyrës në momentin kur kishte ndodhur ngjarja.
Në pamje shihet personi i lënduar, dhe dy mjete zjarri afër tij.