Ballina Sport Momenti më i bukur, ëndrrat dhe idhulli: Rrëfehet talenti i Shqipërisë U19

Momenti më i bukur, ëndrrat dhe idhulli: Rrëfehet talenti i Shqipërisë U19

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Armelindo Mema është një prej shumë të rinjve të rritur në Europë dhe që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë. Sulmuesi i ri është pjesë e Shqipërisë U19, që drejtohet nga Armando Cungu. Pjesë e QPR në Angli, 18-vjeçari veçon një moment të bukur me kombëtaren.

“Momenti më i bukur për mua me fanellën e Shqipërisë ishte ai kur luajta në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut U-18 në prill të vitit 2019 në stadiumin e Librazhdit. Arrita të shënoj golin e vetëm të takimit në minutat e fundit.  

Falë atij goli ne fituam me rezultatin 1-0 dhe të festoja me skuadrën, tifozët dhe familjarët e mi në stadium ishte një ndjesi fantastike”, rrëfen Mema për “Fshf.org”, ndërkohë që më pas tregon edhe objektivat dhe dëshirat e tij për të ardhmen.

“Objektivi im është që të bëhem një futbollist gjithmonë e më i mirë si dhe të transferohem në një klub të madh në një prej kampionateve më të rëndësishme në Europë. Gjithashtu, synoj që të përfaqësoj sa më mirë Shqipërinë në turnetë ndërkombëtare dhe të luaj sa më shumë ndeshje me fanellën kuqezi”, shton sulmuesi i Shqipërisë U19.

Mema ka një idhull dhe tregon: “Kur isha i vogël ndiqja shumë ndeshje të Manchester United dhe duke parë këtë kampion në fushë u bëra edhe tifoz i skuadrës së madhe angleze. Përkushtimi ndaj futbollit dhe puna e palodhur e Ronaldos janë një frymëzim i madh për mua”. /abcnews.al

The post Momenti më i bukur, ëndrrat dhe idhulli: Rrëfehet talenti i Shqipërisë U19 appeared first on Abc News.

---- ----
-----