Ballina LifeBizare Momenti mahnitës/ Pronari rrezikon jetën për të shpëtuar qenin e ngelur në...

Momenti mahnitës/ Pronari rrezikon jetën për të shpëtuar qenin e ngelur në gropën e ngrirë (FOTO)

17
SHPËRNDAJE

Ky është momenti i bukur kur një qen Samoyed, i cili kishte rënë në një gropë të ngrirë, u tërhoq i sigurtë në Izhevsk të Rusisë.

Qeni ishte larguar nga shtëpia për një shëtitje në mëgjes dhe më pas u zhduk. Kur pronari i tij vuri re mungesën e qenit, nisi kërkimet. Ai pa që këlyshi i tij kishte rënë në një gropë të madhe të ngrirë.

Pamjt tregojnë momentin kur pronari i kafshës shtëpiake rrezikon jetën e tij dhe zbret poshtë për të nxjerrë qenin nga aty. Ndërkohë ishte bashkëshortja e tij, ajo që e ndihmoi me materialet që i duheshin atij për të zbritur në hapësirën e errët dhe të ngrirë.

Pak sekonda më vonë, ata arritën që ta nxirrnin qenin të sigurtë dhe gëzimi ishte i madh, pasi misioni u krye me sukses.

Më pas qeni vihet re teksa luan me gëzim në dëborë, pasi kishte rigjetur lirinë e tij. ndërkohë n ë qytetin rus temperaturat janë ulur në -11 gradë celsius.

-----