Ballina LifeBizare Momenti kur reporteri televiziv grabitet me armë zjarri

Momenti kur reporteri televiziv grabitet me armë zjarri

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Një reporter televiziv është grabitur nën kërcënimin e armës, ndërsa bënte një prezantim televiziv të drejtpërdrejtë në Ekuador.

Diego Ordinola, po qëndronte jashtë kur u përball me një burrë që mbante një armë në duar.

Gazetari ndau pamjet e sulmit në llogarinë e tij në Twitter më 12 shkurt, transmeton rtv21.tv.

Në video, personi i armatosur grabiti një telefon celular që i përkiste ekuipazhit ndërsa kameramani vazhdoi ta filmojë atë.

Një nga ekuipazhi shihet më vonë duke ndjekur grabitësin i cili duket se arratiset me një motor në pritje.

Më shumë se 350,000 njerëz kanë parë pamjet në Twitter.

Ordinola u tha ndjekësve të tij se policia është zotuar të gjurmojë dhe arrestojë kriminelët./21Media

The post Momenti kur reporteri televiziv grabitet me armë zjarri appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----