Ballina Lajme Bota/Rajoni Momenti kur boshnjakët e kanë gjuajtur Vuçiqin me gurë para 4 viteve...

Momenti kur boshnjakët e kanë gjuajtur Vuçiqin me gurë para 4 viteve në përvjetorin e masakrës së Serbrenicës

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot janë bërë 24 vite që nga masakra e Serbrenicës, në të cilën Serbia ka kryer gjenocid duke lënë pa jetë mbi tetë mijë burra e pleq boshnjakë.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte qenë pjesmarrës në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë katër vite më parë, ndonëse populli serb nuk pranon që kjo masakër të ketë ndodhur.

Vuçiq, që atë kohë ishte kryeministër i vendit, është një ish radikal serb i cili shërbeu nën regjimin e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90’ta të vitit të kaluar.

Mijëra persona që ishin mbledhur të kujtonin viktimat e këtij gjenocidi nuk e kishin pritur mirë faktin se një ish nacionalist radikal, që një kohë kishte deklaruar se “për një serb të vdekur do mbysim njëqind myslimanë”, po vizitonte vendin e masakrës më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

Remarkable footage of the tense scene as Serbian Prime Minister Vucic was jeered and pelted at the burial and commemoration ceremony in eastern Bosnia dedicated to victims of the Srebrenica massacre 20 years ago. Serbia has staunchly rejected the characterization of the killings there of some 8,000, mostly Muslim, men and boys in 1995 as a genocide.

Gepostet von Radio Free Europe/Radio Liberty am Samstag, 11. Juli 2015

Ata hodhën gurë dhe gjësende drejt Vuçiqit i cili u largua nën mbrojtjen e truprojave të tij dhe të forcave të sigurisë së Bosnjës.

Menjëherë pas incidentit Vuçiq kishte akuzuar boshnjakët se kishin dashur ta vrisnin, ndërsa Ministria e Jashtme e Serbisë kishte dërguar një notë proteste ndaj Bosnjës.

Në Srebrenicë ishin privuar nga jeta e masakruar përmbi 8 mijë persona dhe ishin varrosur në varreza masive. Ende ka trupa që nuk janë gjetur ndërkohë as drejtësia ndërkombëtare nuk i ka arrestuar shumicën e fajtorëve të këtij gjenocidi. Edhe sot Serbia nuk pranon që në këtë vend ka ndodhur një gjenocid.

---- ----
----
-----
-----