Ballina Lajme Bota/Rajoni Momente rrëqethëse/ Polici rrezikon jetën, ulet në gjunjë pranë terroristit për…(FOTO)

Momente rrëqethëse/ Polici rrezikon jetën, ulet në gjunjë pranë terroristit për…(FOTO)

75
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një oficer policie në Britani rrezikoi jetën e tij, duke u gjunjëzuar për të parë nëse terroristi Sudesh Amman kishte veshur apo jo jelek eksploziv. Në fotot e publikuara shihet polici, teksa ulet për të kontrolluar terroristin.

Frika e sulmeve terroriste u rikthye të dielën në Londër, pasi një person plagosi me thikë 3 qytetarë para se të vritej nga policia.

Autori i dyshuar, 20-vjeçari Sudesh Amman, kishte qenë i dënuar për akuza terroriste, dhe ishte liruar vetëm një javë më parë. I riu ishte nën mbikëqyrjen e policisë në momentin e sulmit në jug të Londrës. Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për një sulm të lidhur me terrorizmin islamik.

Sipas raportimeve, agresori i dyshuar kishte hyrë në një dyqan e kishte filluar të qëllonte njerëzit me thikë. Më pas, doli prej andej, duke plagosur edhe një grua që gjendej jashtë.

Në këtë moment dëshmitarët dëgjuan 3 të shtëna me armë zjarri dhe panë një person të shtrirë në tokë, ndërkohë policia afrohej dhe u kërkonte të pranishmëve të largoheshin nga zona.

---- ----
----
-----
-----