Ballina Lajme nacionale Mogherini po largohet nga karriga e kryenegociatores? Këta janë 5 emrat që...

Mogherini po largohet nga karriga e kryenegociatores? Këta janë 5 emrat që mund ta zëvendësojnë

35
SHPËRNDAJE

Bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi tash e disa muaj ka bërë që të lëkundet karriga e kryenegociatore, Frederica Mogherini.

Dialogu Kosovë – Serbi është bllokuar tash e disa muaj dhe pritet që në vend të saj, e cila siç duket e ka humbur kredibilitetin për këtë dialog, do të vijë dikush tjetër, lajmi.

Sipas blicit serb, bazuar në burimet e tyre diplomatike, në listën për të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme që do të kryesonte edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pesë persona.

Një nga idetë është Andrej Plenkovic i cili është kryeministër i Kroacisë, dhe person në të cilin llogaritë shumë Partia Popullore Evropiane.

Përveç tij, një emër tjetër që përflitet të zë vendin e tij është edhe politikani francez, Michel Barnier, i cili ka qenë negociator ndërmjet Britanisë dhe BE-së për Brexit.

Frans Timerans, politikani holandez është mundësia e tretë, ky i fundit ka shërbyer në postin e zëvendësit të parë të presidentit të Komisionit Evropian.

Diplomatja gjermane, Helga Schmidt e cila ka qenë sekretare gjenerale e EEAS është mundësia e katërt për të zëvendësuar Mogherinin.

Emri i fundit që përflitet se mund të merr rolin e Mogherinit, është ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak.

Mbetet të shihet se kush do të zgjidhet, pasi që Merkel dhe Macron kanë pasur mospajtime rreth emrit të ri që duhet të merr kryesimin e Komisionit Evropian, ndërkohë pritet që kjo dyshe Francë-Gjermani të vendosin për emrin e ri që do të drejtojë KE-në.

-----