Ballina Sport Moggi nuk kursehet ndaj CR7: Dikur Juvja arrinte në finale, me të...

Moggi nuk kursehet ndaj CR7: Dikur Juvja arrinte në finale, me të eliminohen në 1/8-at

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, është rikthyer të flasë për bardhezinjtë. Eksperti i merkatos ka prekur pikërisht temën më të përfolur të ditëve të fundit, Cristiano Ronaldon. Po flitet shumë për të ardhmen e 35-vjeçarit dhe Moggi tregon disa fakte se pse ai ishte kundër blerjes së tij nga Real Madrid.

“Ronaldo konsiderohet nga të gjithë si ylli i ekipit, por ai kërkon të tregojë se është një kampion që nuk duhet kritikuar. Pas çdo goli që shënoi kundër Cagliarit, CR7 e konsideroi të përshtatshmë të vinte gishtin në vesh për t’i bërë kritikët të kuptonin se ata kanë gabuar kur e kanë kritikuar. Ai nuk duhet të jetë i zemëruar nëse dikush ngre zërin ndaj tij sepse ishte pikërisht gabimi i tij që i dhuroi kualifikimin Portos, por të gabosh është njerëzore”, deklaron italiani.

 

“Unë isha kundër blerjes së tij, për shkak të barrës së madhe financiare që kërkonte kur erdhi në Torino në moshën 34-vjeçare. Do të ishte e padrejtë të mohonim klasin që Ronaldo ka, por kjo është e vërteta. Juventus ka fituar të njëjtën trofe kur portugezi luante në Madrid dhe më parë ata arrinin dhe në finalen e Champions. Me të në fushë eliminohen që në raundin e 1/8-ave”, përfundon Moggi. /abcnews.al

The post Moggi nuk kursehet ndaj CR7: Dikur Juvja arrinte në finale, me të eliminohen në 1/8-at appeared first on Abc News.

---- ----
-----