Ballina Sport Modric i thotë “Jo” Milanit

Modric i thotë “Jo” Milanit

16
SHPËRNDAJE

Mesfushori kroat nuk ka pranuar ofertën për t’u transferuar te Milani.

Zvonimir Boban ka tentuar të transferojë bashkëkombësin e tij Luka Modriq te Milani, por ka marrë përgjigje negative.

Sipas Gazzetta dello Sport, ofertës së kuqezinjve Modriq i është përgjigjur menjëherë duke iu treguar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Reali.

Një arsye më shumë pse Modriq nuk pranon të transferohet te kuqezinjtë është se Milani këtë vit nuk luan në kompeticionet evropiane, pasi është përjashtuar nga UEFA për shkelje të Fair Play-Financiar.

Tani Rossonerët duhet të kthejnë vëmendjen tek ndonjë lojtar tjetër, pasi trajneri Marco Giampaolo kërkon me çdo kusht mesfushorë.

The post Modric i thotë “Jo” Milanit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----