Ballina Lajme Bota/Rajoni Moderna: Një dozë e tretë e vaksinës mbron nga varianti brazilian dhe...

Moderna: Një dozë e tretë e vaksinës mbron nga varianti brazilian dhe afrikano-jugor i koronavirusit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nju-Jork, 6 maj – Një dozë e tretë e vaksinës ekzistuese Moderna, si dhe një version i ri eksperimental, e rrit imunitetin ndaj varianteve braziliane dhe afrikano-jugore të koronavirusit, kumtoi kompania.

Të dhënat u morën në bazë të një sondazhi në të cilin morën pjesë 40 persona. Një dozë shtesë e vaksinës e dhënë vullnetarëve të cilët më parë kishin marrë dy doza të vaksinës Moderna gjithashtu e ka rritur imunitetin ndaj versionit origjinal të koronavirusit.

“Ne jemi të inkurajuar nga këto të dhëna të reja, të cilat forcojnë besimin tonë se strategjia jonë e vaksinimit duhet të sigurojë mbrojtje ndaj varianteve të reja Kovid-19”, tha Stefan Bansel, drejtor i përgjithshëm i Modernas

The post Moderna: Një dozë e tretë e vaksinës mbron nga varianti brazilian dhe afrikano-jugor i koronavirusit appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----