Ballina Showbiz Modelja e njohur bëri publike lidhjen/ Roberti duket se e ka mendjen...

Modelja e njohur bëri publike lidhjen/ Roberti duket se e ka mendjen diku tjetër, ja ç’bëri për Norën (FOTO)

13
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, deklarata e modeles Xhesi Kadiu bëri bujë të madhe në media. Ajo pranoi për herë të parë se ka qenë e lidhur me këngëtarin e njohur, Robert Berisha, me të cilin tashmë është ndarë.

Më pas në një tjetër postim, modelja sqaroi se nuk i kishte prishur martesën Robertit me Nora Istrefin, pasi kishte kohë që ishte ndarë nga ish-bashkëshortja.

Lidhur me këtë deklaratë që u bë menjëherë virale, Berisha ka preferuar që të mos reagojë. Por veprimi i tij i fundit, la fansat të kuptojnë se ai e ka mendjen ende te Nora.

Kjo e fundit ka publikuar sot disa fotografi mjaft “hot” me një stil të viteve ’90. E teksa pozat e saj janë pëlqyer shumë nga fansat, mes tyre nuk mungon as “like” e ish-bashkëshortit.

Kujtojmë se nëpër intervista të ndryshme, Roberti është shprehur gjithmonë se do të ketë respekt për Norës, pasi është nëna e vajzës së tij.