Ballina Lajme Bota/Rajoni Mjeku nxjerr provat, miliarderi pedofil u vra brenda në burg (FOTO)

Mjeku nxjerr provat, miliarderi pedofil u vra brenda në burg (FOTO)

24
SHPËRNDAJE

Një mjek patolog, i cili ka parë nga afër trupin e pajetë të miliarderit Jeffrey Epstein pretendon se ai nuk është vetëvrarë në burg, por e kanë vrarë.

Sipas të dhënave të tij, ka shumë gjasa që pedofili të jetë mbytur nga persona të tjerë. Shenjat në qafë tregojnë, shton mjeku Michael Baden, tregojnë se nuk bëhet fjalë për vetëvarje.

Doktor Baden ishte në mesin e mjekëve në dhomën ku u bë autopsia e Epsteinit. Megjithatë ende nuk ka një rezultat përfundimtar se çfarë e shkaktoi vdekjen e miliarderit të shumë debatuar.

Miliarderi Jeffrey Epstein dyshohet i dha fund jetës në muajin gusht, duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Manhatanit.

66-vjeçari do të dilte në gjyq këtë vit për akuzat e abuzimit seksual të dhjetëra vajzave të mitura në New York dhe Florida.

Sipas akt-padisë, Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.

-----