Ballina Lajme Bota/Rajoni ‘Mjekët më rikthyen në jetë’/ “Pacienti 1” në Itali del nga spitali,...

‘Mjekët më rikthyen në jetë’/ “Pacienti 1” në Itali del nga spitali, ja apeli i fortë

15
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se një muaji, pacienti 1 zyrtar në Itali ka lënë sot spitalin dhe apeli i tij është “qëndroni në shtëpi”.

38-vjeçari nga Codogno, Matia ka dalë nga spitali San Matteo di Pavia. Mbrëmjen e 19 shkurtit ai ishte shtruar në spital në qytetin e Lodigiano për t’u transferuar mes 21 dhe 22 shkurtit në gjendje të dëshpëruar në reanimacionin e spitalit pavez. Më 9 mars ka rinisur të marrë frymë vetë. “Unë isha me fat, qëndroni në shtëpi”, ka thënë në një video të transmetuar në faqen e “Facebook” të Lombardia Notizie.

“Kam qenë shumë me fat, unë jam kuruar, ndërsa tani mund të mos ketë mjekë për t’ju shpëtuar jetën, kështu që qëndroni në shtëpi. Nga kjo sëmundje mund të shërohesh, duhet t’iu them faleminderit mjekëve që më mundësuar rikthimin në jetë”.

Kështu ka thënë 38-vjeçari teksa i ka bërë apel mediave të respektojnë privatësinë e tij.

“Iu kërkoj të gjitha mediave të respektojnë privatësinë time dhe familjen time, duam që dalëngadalë të harrojmë këtë eksperiencë dhe të kthehemi në normalitetin tonë”, shtoi ai.

-----