Ballina Lajme vendore Mjekët e Shtëpis së Shëndetit në Bujanoc kërkojnë veshje mbrojtëse nga virusët

Mjekët e Shtëpis së Shëndetit në Bujanoc kërkojnë veshje mbrojtëse nga virusët

105
SHPËRNDAJE

Mjekët e Shtëpis së Shëndetit në Bujanoc kërkojnë veshje mbrojtëse nga virusët.

Kjo pasi ata po bartin edhe pacient të ndryshëm me autoambulancë për në spitalin e Vranjës pa asnjë veshje mbrojtëse.

Për këtë dr. Bejtulla Ajeti pati lutje publike për njerëzit që mund së paku t’i sigurojnë disa pë veshje mbrojtëse.

Postimi i plotë:

Lutje:

Lus të gjithë banorët e Komunës së Bujanocës, nëse kanë kombinezone(veshje që përdoren për spërkatje në bujqësi), doreza, maska. Të lajmërohen pranë urgjencës në Bujanoc, ose të më kontaktojn në nr. 062360856

Sot ekipa e urgjencës në mungesë të rrobave adekuate mbrojtëse ka bërë transport të pacientit deri në QK Nish, duke u rrezikuar e gjithë ekipa. Ju lutem edhe njëher, në favor të gjithë popullësisë është që të mbrohen ekipet mjekësore, mos të vim në situata të palakmueshme. E di se kjo është detyrë e qeverisë, por ama ne nuk kemi mundësi që të paisemi me mjete mbrojtëse adekuate.

Në këto rrethana të krijuara nga pandemia Covid 19, cdo ndihmë nga ju do ishte një ndihmë e madhe për gjithë banorët e Komunës tonë e më gjerë. Shërbimi i urgjencës Bujanoc dr. B.A.

P. S. Edhe njëher duke ju falënderu kompanisë Bici( donimin e 3 copave). Po neve si ekipë për një transport na duhen 3 copa!!

-----