Ballina Lajme nacionale “Mjekët e Kosovës t’i marrin dozat në Kukës”, Zemaj: E kemi një...

“Mjekët e Kosovës t’i marrin dozat në Kukës”, Zemaj: E kemi një plan tonin të hartuar

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama, që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës.

Zemaj u shpreh se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet. Nuk kuptohet qartë nëse me këtë përgjigje Zemaj nënkuptoi që nuk do të pranohet thirrja e Ramës.

Lexo edhe: Rama: Nesër vaksinohen mësuesit dhe pedagogët, mjekët e Kosovës do t’i marrin dozat në Kukës

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor.”

Kosova është ende në pritje të dozave të para të vaksinave për Covid-19. sb/abcnews.al/

The post “Mjekët e Kosovës t’i marrin dozat në Kukës”, Zemaj: E kemi një plan tonin të hartuar appeared first on Abc News.

---- ----
-----