Ballina Lajme nacionale Mjegull, vranësira e rreze dielli në Kosovë

Mjegull, vranësira e rreze dielli në Kosovë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Moti në vendin tonë do të vazhdojë të jetë i ngjashëm sikurse ditët që lamë pas.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

The post Mjegull, vranësira e rreze dielli në Kosovë appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----