Ballina Lajme nacionale Mitrovicë: Vetura godet dy këmbësorë

Mitrovicë: Vetura godet dy këmbësorë

40
SHPËRNDAJE

Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë në Mitrovicë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Avni Zahiti, ka thënë se rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident rrugor, ku automjeti ka goditur dy persona.

“Një veturë i ka goditë dy këmbosorë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, në ora 21:30, të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.

Policia nuk ka dhënë detaje se cfarë ka ndodhur me drejtuesin e automjetit.

-----