Ballina Lajme nacionale Mitrovica “pushtohet” nga policët, kërkohet i dyshuari për plagosje

Mitrovica “pushtohet” nga policët, kërkohet i dyshuari për plagosje

22
SHPËRNDAJE

Mitrovica sonte është “pushtuar” nga policia.

Një ngjarje e rënë ka ndodhur sot në qytetin e Mitrovicë ku një person është plaguar në të dyja këmbët.

Viktima rreth orës 21:10 afër lagjes “Agim Hajrizi” është plagosur nga një person i pa njour der më tani, i cili po kërkohet nga Njësia Speciale e Kosvës, shkruan Reporteri.net

Viktima si pasojë e kësaj plagosje i janë thyer kockat e këmbëve.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

Edhe në QKUK e kanë thënë të njejtën se viktima i ka të plagosura të dyja këmbet dhe ka pësuar thyeje të kockave.

“Në QKUK ka ardhë një person dhe ka lëndime në të dy këmbët me plumb, ka thyerje të ashtit.

Gjendja e tij për momentin është stabile dhe viti i lindjes së tij është 1997”, ka thënë Avdush Bajgora nga QKUK.

-----