Ballina Lajme nacionale Mitrovica e Veriut: Beogradi shpallë konkurs për infermiere

Mitrovica e Veriut: Beogradi shpallë konkurs për infermiere

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur konkursin

Qendra Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut do të punësojë 38 infermierë të përgjithshëm për një kohë të pacaktuar.

Drejtori i atij institucioni shëndetësor, Zlatan Elek, i tha Kosovaonline se konkursi do të shpallet në ditët në vijim.

Ai theksoi se pranimi i personelit të ri mjekësor do të lehtësojë punën e këtij institucioni shëndetësor, duke pasur parasysh numrin në rritje të punonjësve shëndetësorë të infektuar me virusin korona, nga të cilët aktualisht janë rreth 70.

“Pranimi i punëtorëve të rinj do të thotë shumë për ne në mënyrë që të luftojmë kovidin sa më me sukses. “Ata që jetojnë dhe kanë një vendbanim në territorin e “Kosovës dhe Metohisë”, kanë një avantazh dhe unë i ftoj ata të aplikojnë për punë në KBC në Mitrovicën e Veriut,” tha Elek, raportojnë mediat e Beogradit./21Media

The post Mitrovica e Veriut: Beogradi shpallë konkurs për infermiere appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----