Ballina LifeBizare Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të...

Mit’hat Frashëri u emocionua shumë gjatë vizitës së shkollave për vajza të aleancës izraelite

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Qershor 2019

“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.

Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.

Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar.”

---- ---- ----
-----