Ballina Lajme Bota/Rajoni Misteri i virusit vdekjeprurës, pse fëmijët preken më pak

Misteri i virusit vdekjeprurës, pse fëmijët preken më pak

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkencëtarët janë ende dukë mësuar rreth shpërthimit epidemik të koronavirusit që ka marrë më shumë se 500 jetë njerëzish. Një prej mistereve të mëdha të  2019-nCoV është se shumë pak fëmijë janë sëmurë prej tij. Me përjashtimin e foshnjës që u infektua nga e ëma, që nga 12 janari thotë sciencealert, edhe pse bilanci i vdekjeve dhe infektimeve ka pësuar rritje galopante, janë regjistruar vetëm dy të prekur  nën moshën 15 vjeçe: një vajzë 9 muajshe në Pekin dhe një fëmijë në Shenzhen.

Një studim i ri nga New England Journal od Medicine, tregonte se “ fëmijët kanë gjasa më të pakta për tu prekur nga ky virus, dhe nëse infektohen, simptomat i kanë më të lehta se të rriturit”. Richard Martinello, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Yale, tha për  Business Insider se nga “ ajo që kemi parë dhe për arsye që ende nuk arrijmë t`i shpjegojmë, duket se virusi i ri, më së shumti godet të rriturit”.

Një situatë e ngjashme ishte vënë re dhe me SARS-in. Një raport i vitit 2007, hartuar nga ekspertë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, tregonte se fëmijët 12 vjeç e poshtë, paraqesnin simptoma më të zbutura të SARS-it se të rriturit.

 

---- ----
----
-----
-----