Ballina Lajme Bota/Rajoni Misteri i madh/ Ja çfarë po ndodh në rrugën që të çon...

Misteri i madh/ Ja çfarë po ndodh në rrugën që të çon te vila e Kim Jong-Un (FOTO)

53
SHPËRNDAJE

Ndoshta mund t’i ketë bërë përshtypje dikujt pamjet e Kim Jong-Un duke prerë shiritin në një fabrikë, pas lajmeve të shumta se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, por vazhdojnë të qarkullojnë teori të ndryshme për “zhdukjen” e mistershme të tij.

Autoritetet në Korenë e Veriut vazhdojnë të mos deklarohen mbi pretendimet e vazhdueshme se lideri Kim Jong-Un është i sëmurë rëndë apo madje i vdekur, pas një mungese bukur të gjatë dhe mos paraqitjes në opinion, kurse anëtarët e lartë të sigurimit ushtarak pretendojnë se në rrugën që përdoret ekskluzivisht nga Kim, janë vërejtur aktivitete të çuditshme.

“Nga 9 maji komanda qendrore e sigurimit befasisht ka përforcuar kontrollin mbi rrugën që ekskluzivisht përdoret nga lideri që qon në vilën e tij, e të gjitha këto kanë ndodhur gjatë 10 ditëve të fundit”, ka deklaruar një burim për “Daily North Korea”.

Po i njëjti burim ka shpjeguar se rruga që përdoret ekskluzivisht nga Kim, mbikëqyret nga dy persona, e në këtë rrugë është vendosur një punkt mbi 50 metra në të cilin janë stacionuar forca të shumta të armatosura që ndërrohen çdo dy orë.

Gjithashtu thuhet se komanda qendrore që përkujdeset për sigurinë e Kim, vazhdimisht po patrullon të pajisur me armë të kalibrit të ndryshëm.

-----