Ballina Lajme Bota/Rajoni Misteri i madh i koronavirusit, gjysma e të infektuarve në Islandë nuk…

Misteri i madh i koronavirusit, gjysma e të infektuarve në Islandë nuk…

91
SHPËRNDAJE

Në kontrollet për koronavirus që janë bërë në Islandë, është testuar 1 në 10 banorë, ndërsa gjysma prej tyre, nuk shfaqën asnjë simptomë të kësaj sëmundjeje.

Që kur ka filluar të përhapet kjo pandemi, në këtë shtet janë vetëm 1,600 të infektuar dhe 7 persona kanë humbur jetën.

Shkalla e vdekjeve në Islandë është 0.004 për qind, duke e bërë një prej shteteve më shkallën të të ulët të fataliteteve.

Gjetjet janë bërë gjatë testimeve të vazhdueshme në mesin e banorëve, ku me ndihmën e një laboratori biofarmaceutik me bazë në Rejkjavik, është testuar afro dhjetë për qind e popullatës, gjë që nuk e ka bërë asnjë shtet tjetër deri më tani.

Bazuar në gjetjet e deritanishme, asnjë simptomë të sëmundjes nuk e kanë shfaqur afro gjysma e atyre që rezultuan se e kishin këtë infeksion.

-----