Ballina Lajme nacionale Mister në thellësi, NATO në kërkim të nëndetëses ruse

Mister në thellësi, NATO në kërkim të nëndetëses ruse

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Rriten tensionet në klimën e “luftës së ftohtë” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Situata është bërë shqetësuese pas raportimeve që një nëndetëse ruse humbi, të paktën nga sytë e NATO-s.

Nëndetësja në fjalë është Rostov-on-Don”. Dhe, siç raportojnë mediat duke cituar burime nga Ministria ruse e Mbrojtjes, mjeti lundrues po dërgon informacion duke e vijuar misionin e saj si normalisht.

Në fakt, shtohet të më tej, forcat e NATO-s kanë një javë që po mundohen ta lokalizojnë prej një jave.

Sipas një artikulli të Moscow Times, gjashtë nëndetëse të Flotës ruse së Detitt të Zi janë nisur nga baza e tyre, ndërsa NATO vijon ushtrimet në rajon.

Ky zhvillim shkakton shqetësime të mëdha (për shkak të faktit se është gjithashtu “Dita e Nëndetëseve” në Rusi), duke pasur parasysh tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit, sidomos pas “episodit” të fundit të retorikës së ashpër mes presidentit Joe Biden dhe atij të rusisë Vladimir Putin. sb/abcnews.al/

The post Mister në thellësi, NATO në kërkim të nëndetëses ruse appeared first on Abc News.

---- ----
-----