Ballina Lajme Bota/Rajoni Misioni i OKB-së po e heton vdekjen e 200 personave në Venezuelë

Misioni i OKB-së po e heton vdekjen e 200 personave në Venezuelë

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjenevë, 10 mars  – Këshilli për të drejta të njeriut pranë Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se po e heton vdekjen e 200 personave të cilët këtë vit gjoja u vranë nga ana e policisë në Venezuelë.

Shefja e misionit për verifikimin e fakteve, marta Valinas tha se në numrin e të vrarëve i përfshinë edhe viktimat nga aksioni policor në lagjen La Vega në Karakas nga fundi i janarit.

“Hetimi ynë preliminar tregon se disa nga të vrarët ishin viktima të ekzekutimeve jashtëgjyqësore”, tha ajo para Këshillit për të drejta të njeriut në Gjenevë.

Delegacioni venezuelas menjëherë I hodhi poshtë akuzat, pa kumtuar hollësi.

“Edhe njëherë, misioni I OKB-së tregoi se po I politizon informatat, pa kurfarë shqyrtimi dhe sinqeriteti”, vlerësoi delegacioni I Venezuelës në forumin në Gjenevë.

The post Misioni i OKB-së po e heton vdekjen e 200 personave në Venezuelë appeared first on KOHA.

---- ----
-----