Ballina Lajme nacionale Mirditë/ Goditi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, arrestohet 60-vjeçari

Mirditë/ Goditi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, arrestohet 60-vjeçari

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Mirditë/ Goditi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, arrestohet 60-vjeçari

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Deda 68-vjeç nga bashkëfshatari. Pas verprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe në orët e pasdites të së mërkures është prere fletë arresti për autorin e ngjarjes shtetasin Mhill Gega 60-vjeç banues në Bungaj.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe metarielet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë. Sipas burimeve autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Madje pak kohë më parë Mark Deda bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, për t’u ndaluar nga policia pak orë pas ngjarjes. Fillimisht u dyshua për një aksident rrugor, por më pas u faktua se ngjarja kishte qenë e qëllimshme, kjo referuar dhe konflikteve të mëparshme që kishin patur autori dhe viktima.

Mirditë/ Goditi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, arrestohet 60-vjeçari
Klodian Bereti

---- ----
----
----- ----
-----