Ballina Lajme nacionale Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq

11
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka miratuar raportin e komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq.

Pas debateve që u zhvilluan në Kuvendin e Kosovës, deputetët kanë miratuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq të cilët u dëbuan nga Kosova më 29 mars të vitit 2018.

Nga 65 deputetë që morën pjesë në votim, 59 votuan për, 2 kundër dhe 4 absetuan.

Gjashtë shtetasit turq ishin deportuar për në Turqi pasi që akuzohen nga shteti turk si bashkëpunëtorë të organizatës Feto të Fetullah Gulenit që për Ankaranë zyrtare është organizator i tentim grusht shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016.

-----