Ballina Lajme nacionale MIRATOHET projektligji për rimëkëmbje ekonomike

MIRATOHET projektligji për rimëkëmbje ekonomike

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj në tersi me amendamente mori 72 vota pro dhe asnjë kundër.

Votat për ta kaluar këtë projektligj ia siguruan deputetët e PDK-së, të cilët propozuan katër amandamente shtesë.

Qëllimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Përmes këtij projektligj ndër tjerash parashihet edhe tërheqja e 10 për qind të kursimeve  pensionale në  Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga qeveria që nga vera. /21Media

The post MIRATOHET projektligji për rimëkëmbje ekonomike appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----