Ballina Lajme Bota/Rajoni Minneapolis në flakë, nga Los Angeles në Chicago vendoset shtetrrethimi

Minneapolis në flakë, nga Los Angeles në Chicago vendoset shtetrrethimi

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk reshtin protestat kundër vdekjes së 46-vjecarit të paarmatosur me ngjyrë, George Floyd në duart e disa policëve të bardhë në Minneapolis.

Gjatë natës, Gara Kombëtare dhe policia lokale arritën të vënë pak rregull në zonën në qytetit të shkatërruar prej dy netë protestash të dhunshme.

----

Forcat e rendit mbushën East Lake Street duke avanasuar nga tre krahë, e duke bllokuar aty qindra të rinj. Por shpejt, protestat shpërthyen sërish mëngjesin e sotëm, të shoqëruara edhe me shumë arrestime.

Nisur nga situata ë krijuar, në disa qytete është vendosur gjendja e shtetrrethimit në përpjekje për të fashitur dhunën. Në mbarë këto zona, disa makinave të policisë u është vënë flaka dhe efekvitët janë përgjigjur me gaz lotsjellës e plumba gome.

Presidenti Trump fajësoi për dhunën ata që i “përshkroi si grabitës e anarkisë”. Në chicago, turma qëlloi me gurë mbi forcat speciale, e në Los Angeles, policët përdorën plumbat e gomës në përpjekje për të frenuar tubuesit e egërsuar.

Associated Press njofton se afro 1.400 njerëz janë arrestuar në 17 qytete që nga e enjtja. Më shumë se një e treta e arrestimeve ishin të premten në Los Angeles.

----- ----