
Zorana Mihajloviq, ministre e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, la të kuptohet mundësin e ndërtimit të autostradës Bujanoc – Shtërpcë duke përdorur fonde investimi amerikane, të premtuar nga marrëveshja në Uashington midis Serbisë dhe Kosovës, raporton portali InfoVranjsk përcjell BujanociNet.
- Ajo rrugë mund të ndërtohet nga investimet amerikane që kapin gjithsej katër miliardë dollarë – tha Ministrja Mihajlović në Vranje të martën.
- Autostrada Bujanoc – Shtërpcë, rreth 100 kilometra e gjatë, do të kalonte nëpër Gjilan, Ferizaj në enklavën Serbe në Shtërpcë dhe do të ishte një lidhje e shkëlqyeshme me autostradën nga Prishtina në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.
- Ministrja Zorana Mihajloviç gjithashtu njoftoi ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë dhe hekurudhës Merdare – Prishtinë, e cila ka qenë në vendbanim që nga viti 1999, dhe vazhdimin e hekurudhës Nish – Merdare, e cila funksionon edhe sot.