
“Atleti rekordmen Izmir Smajlaj vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, pasi kohët e fundit ai ka bërë atë që di të bëjë më mirë: të shkëlqejë në gara ndërkombëtare dhe të lartësojë flamurin tonë kombëtar!” – shprehet ajo në një publikim në rrjetet e saj sociale.
“Medaljet e arta radhazi, në Vjenë, Stamboll dhe Beograd, e dëshmojnë atë si kampionin e padiskutueshëm të gadishullit Ballkanik që vazhdon të na bëjë krenarë!” – cilëson ndër të tjera Ministrja Kushi ndërsa i uron atij shumë mbarësi për në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2021”.