Ballina Lajme nacionale Ministrja Hoxhiqi e prezanton raportin 100 ditësh të punës në Ministri në...

Ministrja Hoxhiqi e prezanton raportin 100 ditësh të punës në Ministri në një restorant

10
SHPËRNDAJE

Adrijana Hoxhiq ka prezantuar 100 ditëshin e saj si ministre.

Ministrja në largim e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka kremtuar 100-ditëshin e punës së saj në krye të këtij dikasteri qeveritar.

Prezantimin e raportit të punës për këtë periudhë, Hoxhiqi e ka bërë në njërin prej lokaleve në kryeqytet, e jo brenda objektit të Ministrisë, raporton KTV.

Këtë është munduar ta arsyetojë me mungesë hapësire në Ministri.

Hoxhiqi nuk ka dhënë informata se sa ka kushtuar rezervimi i sallës në njërin nga restorantet në Prishtinë.

KTV-ja ka kërkuar të dhëna nga Ministria e Pushtetit Lokal për shumën e shpenzimeve për këtë rezervim, por nuk ka marrë përgjigje.

Televizioni ka biseduar me stafin e këtij restoranti dhe ata kanë treguar se shuma totale për një rezervim dhe organizim të ngjashëm sikurse ky i Ministrisë së Pushtetit Lokal, kushton mbi njëmijë euro.

Aktiviteti i së martës i Ministrisë, ishte shoqëruar edhe me një koktej, që Hoxhiqi e ka quajtur modest.

Adrijana Hoxhiq ishte emëruar ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal në prill të këtij viti, pas shkarkimit të Ivan Todosijeviqit, për shkak se i kishte quajtur shqiptarët terroristë dhe masakrën e Reçakut trillim.

-----