Ballina Lajme nacionale Ministrja e Kosovës: Operacionin për kapjen e 400 kg kokainë e autorizova...

Ministrja e Kosovës: Operacionin për kapjen e 400 kg kokainë e autorizova unë

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu ka folur pas aksionit të përbashkët mes Kosovës, Italisë dhe Shqipërisë që përfundoi me kapjen e rreth 400 kg kokainë, që ishte nisur nga Brazili dhe që kaloi nga Durrësi për në Lipjan.

Haxhiu u shpreh se këtë operacion ndërkombëtar e ka autorizuar sipas kompetencave që i jep ligji.

“Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët” shkruan ministrja./ Abcnews.al

The post Ministrja e Kosovës: Operacionin për kapjen e 400 kg kokainë e autorizova unë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----