Ballina Lajme nacionale Ministrja e Jashtme norvegjeze tregon pengesën kryesore për Kosovën dhe Serbinë

Ministrja e Jashtme norvegjeze tregon pengesën kryesore për Kosovën dhe Serbinë

20
SHPËRNDAJE

Ine Marie Eriksen Soreide ka treguar për pengesën kryesore të Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja e Jashtme norvegjeze, Ine Marie Eriksen Soreide ka folur për rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja e Jashtme norvegjeze, Ine Marie Eriksen Soreide ka thënë se “status quo” është duke ngadalësuar Kosovën dhe Serbinë në politikë dhe ekonomi.

“Norvegjia fuqishëm mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian. Sinqerisht shpresoj që bisedimet që dërgojnë tek normalizimi i raporteve së shpejti do të vazhdojnë”, deklaroi ajo për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton lajmi net.

Soreide ka theksuar se të gjitha kërkesat duhet të realizohen përfshirë komunat me shumicë serbe, derisa bëri thirrje për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë.

Sipas saj, një zgjidhje e qëndrueshme do të ndihmonte jo vetëm stabilitetin dhe sigurinë e serbëve në Kosovë, por edhe gjithë rajonin. Ajo beson se një model nordik i bashkëpunimit mund të funksiononte mirë në Ballkan, transmeton lajmi.net.

Soreide ka thënë se shtetet ballkanike kanë shumë gjëra të përbashkëta në tema të ndryshme por se bashkëpunimin janë duke e penguar zhvillimet nga e kaluara.

Ajo po ashtu ka shprehur bindjen se Ballkani perëndimor do të përparojë dhe integrimet euroatlantike do të vazhdojnë edhe nëse disa shtete, përfshirë Serbinë vendosen të qëndrojnë jashtë NATO-s.

-----