Ballina Lajme nacionale Ministrit kosovar i vdes babai

Ministrit kosovar i vdes babai

22
SHPËRNDAJE

Ministrit të Diasporës, Dardan Gashit i ka vdekur babai.

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë Albanologu Skender Gashi.

Gashi i lindur më 1942 në Mramor të Prishtinës, njihet si njëri prej studiuesve të zellshëm të albanologjisë. I doktoruar në salzburg ku mbrojti tezën e disertacionit për emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, sipas burimeve kishtare serbe. Gashi që ishte punonjës i Institutit Albanologjik të Prishtinës nga viti 1980 deri më 2003 do të punonte si lektor i gjuhës shqipe në Vjenë. Atje edhe kishte botuar revistën shkencore “Dardania”

Veprat e tij më të njohura janë: “Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura” në dy vëllime, ishte bashkautor i “fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”, pastaj autor i veprës “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”, shkruan Koha Ditore.

Të dhënat për ceremoninë e varrimit të Gashit do të bëhen të ditura gjatë orëve në vazhdim.

-----