Ballina Lajme nacionale Ministria e Jashtme e Çekisë tregon a do të tërhiqet njohja ndaj...

Ministria e Jashtme e Çekisë tregon a do të tërhiqet njohja ndaj Kosovës

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjatë ditës së djeshme u përfol për një tërheqje të mundshme të Ҫekisë ndaj Pavarësisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Çekisë që tha se do të përpiqet që të tërheq njohjen ndaj Kosovës.

Përmes një komunikate të lëshuar, ata thanë se njohja ndaj Kosovës nuk mund të tërhiqet pasi është de jure.

“Ishte një njohje de jure, domethënë një njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Republika e Çekisë nuk e ka pasur praktik ndaj asnjë shteti që të tërheq njohjen.” , thuhej në komunikatë.

Pas ndeshjes Kosovë-Çeki ku fitues dolën të tanët, presidenti i shtetit të Çekisë tha se po mendon që të tërhe njohjen ndaj Kosovës.

---- ----
----
----- ----
-----