Ballina Lajme nacionale Ministria e Infrastrukturës merr vendim për autobusët e ndaluar sot në Morinë

Ministria e Infrastrukturës merr vendim për autobusët e ndaluar sot në Morinë

24
SHPËRNDAJE

Është bërë lejimi i qarkullimit për autobusët që janë ndaluar sot në Morinë.

Ministria e Infrastukturës kishte ndaluar sot qarkullimin e autobusëve të Shqipërisë, për shkak se leja e dhënë sipas tyre ishte keqpërdorur në vazhdimësi.

E të njëjtit janë liruar më vonë për qarkullim në destinacionin e tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ju njofton se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë, përmes ambasadës së tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të evitimit të problemeve që mund t’u shkaktohen qytetarëve, të cilët e kanë më të lehtë të udhëtojnë përmes Kosovës, nga Tirana për në Bajram Curr dhe anasajelltas, MIT ka pezulluar vendimin për ndalim të dy operatorëve nga Shqipëria, deri të mërkurën.

-----