Ballina Lajme Bota/Rajoni Ministria e Brendshme në Kosovë nuk i jep lejeqëdrimi këshilltarit amerikan të...

Ministria e Brendshme në Kosovë nuk i jep lejeqëdrimi këshilltarit amerikan të Albin Kurtit

17
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia ka pranuar kërkesën për lejeqëndrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma i cili ka mbajtur detyrën e këshilltarin të Albin Kurtit.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Express, shef i Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj.

“Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqëndrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Gecaj.

Tienmu Ma ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ka nënshtetësi amerikane.

Nuk dihen arsyet pse nuk i është pranuar kërkesa për lejeqëndrim, vetëm se Gecaj thotë se komisioni që bën vlerësimin se a duhet t’i jepet lejeqëndrimi një shtetasi të huaj, ka gjetur se Ma nuk i ka plotësuar kërkesat e nevojshme.

-----