Ballina Lajme nacionale Ministri turk para takimit me Dendias: S’kemi nevojë për BE dhe vende...

Ministri turk para takimit me Dendias: S’kemi nevojë për BE dhe vende të tjera për të biseduar me Greqinë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pak orë para nisjes së takimit me homologun grek, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu ka folur  për çështje për të cilat Turqia nuk mund të pajtohet me Greqinë, por duhet të diskutohet hapur.

Ai ka theksuar ndër të tjera se nuk kanë nevojë për BE dhe vende të tjera për të dialoguar me Greqinë.

Çavuşoglu tha se pret të të ketë një bisedë miqësore dhe në një atmosferë të mirë me homologun e tij grek Nikos Dendias pas disa orësh.

“Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishëm dhe të kënaqshme,” tha ministri turk.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Z. Dendias në Ankara. Do të diskutojmë Egjeun, Qipron dhe Mesdheun Lindor në një atmosferë të mirë. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë dialogun si dy fqinjë”, tha ai dhe shtoi: “Ne duhet të adresojmë çështjet që nuk mund t’i zgjidhim në Egje dhe Mesdheun Lindor përmes dialogut.” g.v/abcnews.al

The post Ministri turk para takimit me Dendias: S’kemi nevojë për BE dhe vende të tjera për të biseduar me Greqinë appeared first on Abc News.

---- ----
-----