Ballina Lajme nacionale Ministri Shala tregon nëse taksa do të vazhdojë të mbetët në fuqi

Ministri Shala tregon nëse taksa do të vazhdojë të mbetët në fuqi

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Taksa do të vazhdojë të mbetët në fuqi ka thënë ministri Shala.

Ai këto komente i ka bërë në Televizionin Publik duke thënë se arsyet pse është vënë kjo tarifë janë të njohura deri më tani.

“Barrierat tarifore dhe jo-tarifore që Bosnja dhe Serbia i kanë aplikuar Kosovës gjithë këto vite, por edhe qasja politike e të dy shteteve është atillë që këto dy vende kanë qenë të interesuara ta zhbëjnë Kosovën”, tha Shala

Në anën tjetër, ai tha se nga inskenimi i krizës humanitare është tentuar të dëmtohen qytetarët e Kosovës që i takojnë komunitetit serb.

Shala gjithashtu ka shtuar se pikat alternative të mallrave në veri do të jenë atje derisa nuk ndalet shantazhi i Serbisë mbi shitësit serb të asaj pjese.

“Nga kjo janë munduar të dëmtohen qytetarët tanë që jetojnë në veri që I takojnë komunitetit serb. Edhe veprimi jonë që e kemi marrë dje që t’i furnizojmë qytetarët tanë, e arsyeton këtë veprim të qeverisë se pse kemi shkuar me këtë veprim. Dhe këto pika alternative do të jenë atje derisa nuk ndalet shantazhi në pikat shitëse që me dhunë po detyrohen mos t’i shërbejnë qytetarëve të vetë”, tha Shala.

Shala në fund ka shtuar gjithashtu se Qeveria e Kosovës do t’i ushtrojë kompetencat e saj në çdo cep të Kosovës, duke shtuar se është eliminuar një skenar i parapërgatitur në Qeverinë e Serbisë.

“Ne si qeveri e Kosovës e kemi treguar edhe njëherë sovranitetin e vendit tonë dhe njëkohësisht e kemi eliminuar një skenar të parapërgatitur në Qeverinë e Serbisë me qëllim për të inskenuar një krizë kinse humanitare në atë pjesë të Kosovës”, tha Shala.

---- ----
-----