Ballina Lajme Bota/Rajoni Ministri serb vijon fyerjet ndaj shqiptarëve, Vulin i quan përsëri “siptari”

Ministri serb vijon fyerjet ndaj shqiptarëve, Vulin i quan përsëri “siptari”

175
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke folur pasi që është zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiçit, mes tjerash ka thënë se ka ardhur në krye të kësaj ministrie për të vazhduar luftën kundër krimit dhe për të forcuar veçanërisht luftën kundër krimit të organizuar.

Por, në mediat në gjuhën serbe Vulin edhe kësaj radhe, nuk ka harruar të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, madje në mënyrë pezhorative duke përdorur termin “shqiptari”.

Kështu duke folur “për rrezikimin e oficerëve të policisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore” me Kosovën, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, ka thënë se “bandat e shqiptarëve të Kosovës vazhdimisht po organizojnë vjedhjen e pyjeve në territorin e Serbisë”.

---- ----
----
-----
-----