Ballina Lajme nacionale Ministri serb thotë se për shkak të taksës kanë humbur miliona euro

Ministri serb thotë se për shkak të taksës kanë humbur miliona euro

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ankohet ministri serb thotë se për shkak të taksës, kemi humbur miliona.

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiq, tha se për shkak të taksës që vendosi Kosova kemi humbur miliona. Ai më tutje tha se taksa është çështje e brendshme politike në Kosovë sepse sipas tij kosovarët fitojnë pikë me të.

“Keni më shumë frikë nga humbja e këtyre pikave që i keni fituar me vendosjen e taksës”, tha Ljajiq, për Radiotelevizionin e Serbisë.

Ai më tutje shtoi se në aspektin ekonomik pothuajse të gjithë janë dëmtuar.

“Duhet të shmanget mundësia që problemet e shkaktuara nga taksa e Prishtinës për mallrat nga Serbia nga ekonomike të rriten në ato humanitare.”

Ai më tej e përsëriti atë që është thënë shumë herë nga ta se pa hequr taksën nuk do të ketë zgjedhje të statusit.

“Ju nuk do ta hiqni taksën dhe flisni për zgjidhjen e statusit, kjo nuk është e mundur”, përfundoi ai.

---- ----
----
----- ----
-----