Ballina Lajme vendore Ministri Selim Selimi takon kryetarin e KNSH-së, Ragmi Mustafa

Ministri Selim Selimi takon kryetarin e KNSH-së, Ragmi Mustafa

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës z. Selim Selimi, priti në takim pune kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Muistafa.

Temë boshte e takimit ishte lajmi i fundit, lidhur me padinë që iu është bërë kryetarit Mustafa nga gjykata e Bujanocit, lidhur me ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në godinën e KKSH-së, për festën e flamurit.

Në njoftimin e Ministrit Selimi thuhet:

Në takim sot prita Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019. Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.

Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit.

---- ----
----
----- ----
-----