Ballina Lajme Bota/Rajoni Ministri iranian anulon vizitën në Austri, shkak flamuri izraelit

Ministri iranian anulon vizitën në Austri, shkak flamuri izraelit

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ishte planifikuar të takohej me homologun e tij austriak Alexander Shallenberg, anuloi vizitën në Austri pasi në institucionet shtetërore të vendit ishin vendosur flamuj të Izraelit.

Diçka të tillë e kishte njoftuar Ministria e jashtme e Austrisë, përmes një deklarate.

Mediet austriake se vizita e Zarifit u anulua sepse flamujt izraelitë ishin vendosur në institucionet shtetërore austriake.

Zarif pas vizitës në Spanjë pritej të udhëtonte në Vjenë.

Lidhur me vendosjen e flamujve izraelitë në institucionet shtetërore në Austri, përskaj atyre të Iranit, reagim ka bërë edhe Turqia.

The post Ministri iranian anulon vizitën në Austri, shkak flamuri izraelit appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----