Ballina Lajme Bota/Rajoni Ministri irakian i shëndetësisë dorëhiqet pas zjarrit në spital

Ministri irakian i shëndetësisë dorëhiqet pas zjarrit në spital

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bagdad, 4 maj – Ministri irakian i Shëndetësisë, Hasan al Tamimi sot dha dorëheqje, 10 ditë pas zjarrit në spitalin Kovid në Bagdad, në të cilin jetën e kanë humbur mbi 80 persona.

Hasan al-Tamimi, i cili iu bashkua Qeverisë me mbështetjen e liderit të fuqishëm shiit Moktada al Sadër, tërhiqet me dëshirë personale, thuhet në kumtesën qeveritare.

Zjarri, në të cilin e humbën jetën 82 persona dhe u lënduan 110, shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, dhe u përhap me të shpejtë me thurjen me të cilën kërkohet të përjashtohet ministri i Shëndetësisë.

The post Ministri irakian i shëndetësisë dorëhiqet pas zjarrit në spital appeared first on KOHA.

---- ----
-----