Ballina Lajme nacionale Ministri i Shëndetësisë zbulon kur vjen kontingjenti i dytë i vaksinave në...

Ministri i Shëndetësisë zbulon kur vjen kontingjenti i dytë i vaksinave në Kosovë

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se kontigjenti i dytë i vaksinave nga mekanizmi COVAX do të arrijnë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj.

Vitia në një konferencë për media tha se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po punojnë me partnerët dhe miqtë e Kosovës që sa më parë doza të tjera të sillen në Kosovë, me qëllim që pas përfundimit të fazës së parë, të shkohet me fazën e dytë të vaksinimit, ku mbulohe më shumë kategori të qytetarëve.

“Njoftimet nga COVAX se kontigjenti i dytë i vaksinave përmes kësaj skeme mund të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit që vjen dhe kjo do të krijonte më shumë mundësi për zgjerim të vaksinimit. Ata, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca tani, të dytën do ta marrin në qershor, sipas kartelës së vaksinimit, ku janë të shënuara këto detaje’, tha Ministri Vitia.

Ai theksoi se zyrtarisht nuk janë paraqitur efekte anësore të padëshirueshme tek personat e vaksinuar deri më tani.

 

 

 

The post Ministri i Shëndetësisë zbulon kur vjen kontingjenti i dytë i vaksinave në Kosovë appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----